Para takimit
- Bisedoni brenda aplikacionit derisa ta njihni personin. Kini kujdes kur dikush nxiton t'ju çojë në WhatsApp, Instagram etj.
- Mos e jepni shpejt numrin e telefonit, adresën, vendin e punës apo oraret tuaja të përditshme.
- Mos dërgoni kurrë para, kode, të dhëna bankare apo dokumente, edhe kur historia duket e vërtetë. Mos bëni investime që ju propozon dikush nga aplikacioni. Raportoni menjëherë këdo që kërkon para.
- Kujdes me fotot intime: kur i dërgoni, nuk i kontrolloni më.
- Bëni një video-telefonatë para takimit, për të parë që personi është ai që thotë.
Takimi i parë
- Takohuni në një vend publik, me njerëz përreth, dhe shkoni e kthehuni vetë.
- Tregojini një shoku apo shoqeje ku do të jeni, me kë, dhe deri kur.
- Kontrolloni vetë pijen tuaj. Largohuni kur nuk ndiheni mirë: nuk i detyroheni askujt.
Në aplikacion
- Bllokoni këdo që ju shqetëson (si funksionon). Ai nuk ju sheh më dhe nuk mund t'ju shkruajë.
- Raportoni profilet, mesazhet dhe, [kur të ndërtohen], fotot që shkelin rregullat. Raportimi është anonim.
- Nëse jeni në rrezik: thirrni 112 (në Shqipëri) ose numrin e urgjencës së vendit ku jeni. Pastaj na shkruani.
Ndihmë në Shqipëri: linja kombëtare për gratë dhe vajzat 116 117. Numrat e tjerë, edhe për Kosovën dhe jashtë vendit, janë te Ndihmë urgjente.
