Si ta fshini
- Hyni në llogari, në aplikacion ose në web.
- Hapni Cilësimet dhe zgjidhni Fshini llogarinë.
- Shkruani fjalëkalimin dhe konfirmoni.
Nuk mund të hyni? Na shkruani te [support@…] nga emaili i llogarisë dhe e fshijmë ne.
Çfarë ndodh pas fshirjes
- Profili fshihet menjëherë: askush nuk e sheh më.
- Të dhënat fshihen brenda 30 ditësh. Kopjet rezervë mbishkruhen brenda [35] ditësh.
- Mesazhet fshihen bashkë me llogarinë, edhe për bashkëbiseduesin, përveç atyre që janë pjesë e një raportimi të hapur. Më shumë te Politika e privatësisë.
- Nëse llogaria juaj është raportuar ose përjashtuar, ruajmë për [12 muaj] vetëm aq të dhëna sa duhen që dikush i përjashtuar të mos hapë llogari të re.
- Fshirja është përfundimtare: llogaria nuk mund të rikthehet.
Doni vetëm një pushim? Nuk keni nevojë ta fshini llogarinë. Te Cilësimet keni dy mundësi:
- Mos e shfaqni profilin: njerëzit e rinj nuk ju shohin më në faqen Kreu, por përputhjet tuaja mbeten.
- Bëni pushim: askush nuk ju sheh, as përputhjet tuaja, derisa ta riktheni profilin.
Llogaria dhe të dhënat tuaja mbeten. Profilin e riktheni kur të doni.
Një kopje e të dhënave tuaja Para ose pas fshirjes, mund të kërkoni një kopje të të dhënave. Shkruani te [privacy@…]. Përgjigjemi brenda 30 ditësh. [eksporti nga aplikacioni: kur të ndërtohet]
