Çkemi, sije?

Pyetje të shpeshta

Kush e sheh mbiemrin tim?

Askush tjetër. Mbiemri ruhet vetëm te ne dhe nuk u shfaqet përdoruesve të tjerë. Ata shohin vetëm emrin dhe moshën tuaj.

Si e fshij llogarinë?

Te Profili, hapni Cilësimet dhe zgjidhni "Fshini llogarinë". Fshirja është përfundimtare: profili fshihet menjëherë.

A shfaqet vendndodhja ime e saktë?

Jo. Të tjerët shohin vetëm qytetin dhe një largësi të përafërt, kurrë hartë apo adresë. Te Cilësimet mund ta fshihni edhe largësinë.

Si e bllokoj ose raportoj dikë?

Te çdo profil klikoni "⋯" dhe zgjidhni Bllokoni ose Raportoni. Atë person nuk do ta shihni më, dhe çdo raportim e shqyrtojmë.

Çfarë ndodh kur bllokoj dikë?

Nuk e shihni më njëri-tjetrin në aplikacion: as në faqen Kreu, as te përputhjet.

Mund ta bëj që profili të mos shfaqet, pa e fshirë llogarinë?

Po. Te Cilësimet mund të zgjidhni "Mos e shfaqni profilin": askush i ri nuk ju sheh në faqen Kreu, ndërsa përputhjet tuaja mbeten. Ose bëni pushim, dhe askush nuk ju sheh derisa ta riktheni profilin.

Sa vjeç duhet të jem?

18+. Aplikacioni është vetëm për të rritur.

Në cilat gjuhë është aplikacioni?

Në shqip, në anglisht, në italisht, në turqisht, në gjermanisht, në spanjisht, në frëngjisht, në greqisht dhe në maqedonisht. Gjuhën mund ta ndërroni kur të doni te Cilësimet.

Nga vjen shenja e horoskopit?

Nga datëlindja juaj. Të tjerët e shohin shenjën vetëm nëse e aktivizoni në profil, dhe datëlindjen nuk e shohin.

Çfarë ndodh pas raportimit?

E shqyrtojmë raportimin. Sipas rastit paralajmërojmë, heqim përmbajtjen, pezullojmë llogarinë ose e përjashtojmë përgjithmonë. Rastet e rënda ua njoftojmë autoriteteve.

Përdorim cookies që „Çkemi, si je?“ të funksionojë dhe, me pëlqimin tuaj, për të kuptuar si përdoret (Google Analytics). Lexoni Politikën e cookies