Çkemi, sije?

Çkemi, si je? – Aplikacion njohjesh për shqiptarët kudo në botë

Ndonjëherë mjafton një „Çkemi, si je?“

Qëllime të qarta, njohje të sinqerta, sepse çdo njohje meriton të fillojë me sinqeritet.

Pse të na zgjedhësh?

“Në kërkim të gjysmës suaj, që kërkon të njëjtën të ardhme, për të ndarë të njëjtat pasione, tradita, argëtime.”

Qëllime të qarta, njohje të sinqerta, sepse çdo njohje meriton të fillojë me sinqeritet. Ne nuk shesim mundësinë për të njohur dikë, ne ofrojmë qartësi që në fillim.

Sepse njohjet e bukura nuk kanë kufij. Ne besojmë se lidhjet e vërteta fillojnë nga një njohje e sinqertë, nga vlerat e përbashkëta dhe nga dëshira për të gjetur dikë që të kupton.

Çfarë na bën të veçantë?

  • Njohje pa kufij

    Lidh shqiptarët kudo që ndodhen dhe krijon mundësi për njohje përtej distancave dhe kufijve.

  • Qëllime të qarta

    Çdo person ka mundësinë të shprehë çfarë kërkon: një lidhje serioze, martesë, njohje apo thjesht të eksplorojë mundësitë.

  • Sinqeritet që në fillim

    Ne besojmë se njerëzit duhet të kenë mundësinë të njohin pritshmëritë e njëri-tjetrit që në hapat e parë.

  • Një komunitet i hapur

    Shqiptarët janë në qendër të komunitetit tonë, por dyert janë të hapura edhe për njerëzit e kombësive të tjera që dëshirojnë të krijojnë një njohje me ta.

  • Më shumë se një profil

    Pas çdo fotografie ka një histori, një personalitet dhe një njeri që kërkon të ndajë diçka me dikë tjetër.

Ne nuk premtojmë dashurinë me një klikim.

Ne krijojmë mundësinë që dy njerëz të takohen, të njihen dhe ndoshta të gjejnë atë që kanë kërkuar.

Qëllime të qarta. Njohje të sinqerta.

Mbrojtja e të dhënave dhe siguria

  • Emra të vërtetë

    Emrat duhet të jenë të vërtetë. Mbiemri juaj nuk u shfaqet të tjerëve.

  • Bllokoni dhe raportoni

    Kushdo që ju shqetëson largohet me një prekje. Mund ta raportoni çdo profil.

  • Vetëm mosha, jo ditëlindja

    Të tjerët shohin moshën tuaj, jo datëlindjen, email-in apo adresën.

  • Ju vendosni

    Mos e shfaqni profilin, bëni pushim ose fshini llogarinë kur të doni.

Pa Filtra

Ndiheni ndonjëherë vetëm, edhe kur keni njerëz përreth? Hyni në një bisedë me njerëz që ndihen si ju.

Mësoni më shumë

Zemra di ku të shkojë

Ju thjesht thoni „Çkemi, si je?“.

  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Londër
  • Milano
  • Athinë
  • Mynih
  • Zyrih
  • Boston
  • Toronto
  • Çikago
  • Detroit
  • Dubai

Përtej qiellit

Dashuria mund t’ju presë në një qytet tjetër.

  1. Ku do të shkoni?

    Zgjidhni qytetin nga lista.

  2. Zemra arrin e para

    Njihuni me dikë para se të mbërrini.

  3. Doni të dini më shumë?

    Klikoni një engjëll.

Rreth nesh

Besojmë se lidhjet e mira fillojnë me një bisedë të sinqertë. Prandaj bëjmë një vend të thjeshtë, të ngrohtë dhe me respekt, ku çdokush mund të jetë vetvetja.

Më shumë për ne

Çfarë thonë yjet?

Yjet nuk vendosin për ju, por mund të nisin një bisedë.

  • DASHI♈︎
  • DEMI♉︎
  • BINJAKËT♊︎
  • GAFORRJA♋︎
  • LUANI♌︎
  • VIRGJËRESHA♍︎
  • PESHORJA♎︎
  • AKREPI♏︎
  • SHIGJETARI♐︎
  • BRICJAPI♑︎
  • UJORI♒︎
  • PESHQIT♓︎
Mësoni më shumë

Pyetje të shpeshta

Si e bllokoj ose raportoj dikë?

Te çdo profil klikoni "⋯" dhe zgjidhni Bllokoni ose Raportoni. Atë person nuk do ta shihni më, dhe çdo raportim e shqyrtojmë.

Kush e sheh mbiemrin tim?

Askush tjetër. Mbiemri ruhet vetëm te ne dhe nuk u shfaqet përdoruesve të tjerë. Ata shohin vetëm emrin dhe moshën tuaj.

Si e fshij llogarinë?

Te Profili, hapni Cilësimet dhe zgjidhni "Fshini llogarinë". Fshirja është përfundimtare: profili fshihet menjëherë.

A shfaqet vendndodhja ime e saktë?

Jo. Të tjerët shohin vetëm qytetin dhe një largësi të përafërt, kurrë hartë apo adresë. Te Cilësimet mund ta fshihni edhe largësinë.

Shihni të gjitha pyetjet

Gati për një „Çkemi“?

Përdorim cookies që „Çkemi, si je?“ të funksionojë dhe, me pëlqimin tuaj, për të kuptuar si përdoret (Google Analytics). Lexoni Politikën e cookies